Transmetuar më 24-09-2018, 11:17
Ish-gjyqtari Admir Thanza

Pas shkarkimit nga detyra nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish-gjyqtari Admir Thanza tashmë do të përballet me procesin penal.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim ndaj tij për akuzën e "falsifikimit të formularëve".

Gjyqtari ka fshehur dënimin për grabitje në Itali. Ishte pikërisht ky dënim një prej shkaqeve që çuan në largimin e tij nga detyra.

Mësohet se gjyqtari është paraqitur pranë Prokurorisë së Tiranës ku po merret në pyetje.

Thanza u shkarkua në Korrik nga detyra ndërkohë pas të dhënave të publikuara prokuroria është vënë në lëvizje.

Ish-gjyqtari ngeli në procesin e vettingut në të tre shtyllat./a.m./noa.al/

Grabitja e gjyqtarit të shkarkuar Thanza, prokuroria kërkon informacion nga Italia

Dënimi në Itali i shkatërron karrierën, KPK shkarkon gjyqtarin Admir Thanza

Iu zbulua dënimi në Itali, nisin hetimet për gjyqtarin Thanza

KPK e konfirmoi në detyrë, PD kërkon largimin e gjyqtarit Admir Thanza

Iu zbulua dënimi në Itali, vendimi për gjyqtarin Thanza më 17 korrik: Doja të shpëtoja nipin

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd