Transmetuar më 10-08-2018, 14:02

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi sot në qytetin e Shkodrës ku një person u ekzekutua me breshëri arme gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Kiras” ndërkohë viktimë mbeti 53-vjeçari Fatbardh Lici një emër ky jo pak i njohur për policinë.

Në momentet e krimit ai ishte ulur në tavolinën e një lokali në trotuar teksa ndaj tij u lëshua breshëria e plumbave nga një person me maskë që zbriti nga një automjet tip “Benz”.

Mësohet se autori i është afruar në një largësi prej vetëm një metër dhe i është drejtuar viktimës me fjalët “ke të fala nga…” e më pas ka shkrehur armën.

Lici u vra me një “Scorpions”. Në vendngjarje u gjetën 15 gëzhoja. Viktima njihet si kunati i Lulzim Kullës, “të fortit” të Shkodrës që para pak muajsh i shpëtoi një atentati me tritol në hyrje të dyqanit të tij.

Po ashtu, ai është vëllai i Mustafa Licit, kryetar i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal. Ky i fundit njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit të Bashkisë Shkodër.

Ndërkohë, nipi i tij Muhamed Lici është arrestuar para pak kohësh si pjesë e një bande gjobëvënësish ndaj bizneseve në Shkodër. Viktima Fatbardh Lici ka qenë i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Astrit Kurmemajt në vitin 2011. Pikërisht në këtë drejtim janë fokusuar hetimet./a.m./noa.al/

Viktima në Shkodër kunati i Lulzim Kullës që i shpëtoi atentatit me tritol

Ekzekutimi, nga vrasja e Kurmemajt dhe kushërinjve te atentati ndaj minorenit e misionarit, 20 vite përplasje

Atentati, viktima ishte vëllai i politikanit të njohur shkodran

Kush është personi i ekzekutuar në Shkodër, dyshohej për përfshirje në një vrasje

Tronditet Shkodra, ekzekutohet me armë zjarri një person