Transmetuar më 10-08-2018, 08:10

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Shkodrën këtë të premte.

Një person është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në vendin e njohur si ish-Poçeria, në lagjen “Kiras”.

Viktima është një person me inicialet B.L. bëjnë me dije burimet nga policia.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit apo autorëve.

Për momentin nuk jepen informacione mbi motivet e krimit./a.m.

foto ilustruese