Transmetuar më 10-08-2018, 09:00

Një person u ekzekutua me breshëri arme në qytetin e Shkodrës gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Kiras” ndërkohë viktimë mbeti 53-vjeçari Fatbardh Lici.

Në momentet e krimit ai ishte ulur në tavolinën e një lokali në trotuar teksa ndaj tij u lëshua breshëria e plumbave nga një automjet me të cilin autorët u larguan me shpejtësi.

Policia gjeti një mjet tip “benz” në fshatin Dobraç që mendohet se është pikërisht ai i përdorur për vrasjen e Licit.

Viktima është vëlla i Mustafa Licit, një personazh i njohur politik në Shkodër. Ai është kryetar i Partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Bashkisë.

Policia po heton pistën e hakmarrjes. Viktima Fatbardh Lici ka qenë i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Astrit Kurmemajt në vitin 2011./a.m./noa.al/

Kush është personi i ekzekutuar në Shkodër, dyshohej për përfshirje në një vrasje

Tronditet Shkodra, ekzekutohet me armë zjarri një person