Transmetuar më 10-08-2018, 10:11

Një person u ekzekutua me breshëri arme në qytetin e Shkodrës gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Kiras” ndërkohë viktimë mbeti 53-vjeçari Fatbardh Lici.

Në momentet e krimit ai ishte ulur në tavolinën e një lokali në trotuar teksa ndaj tij u lëshua breshëria e plumbave nga një automjet me të cilin autorët u larguan me shpejtësi.

Lici njihet si kunati i Lulzim Kullës, “të fortit” të Shkodrës që para pak muajsh i shpëtoi një atentati me tritol në hyrje të dyqanit të tij.

Po ashtu, ai është vëllai i Mustafa Licit, kryetar i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal. Ky i fundit njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit të Bashkisë Shkodër.

Kujtojmë se kunati i tij Kulla (burri i motrës) është nën arrest pasi tentoi të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar.

Ndërkohë, nipi i tij Muhamed Lici është arrestuar para pak kohësh si pjesë e një bande gjobëvënësish ndaj bizneseve në Shkodër.

Viktima Fatbardh Lici ka qenë i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Astrit Kurmemajt në vitin 2011./a.m./noa.al/

Kush është personi i ekzekutuar në Shkodër, dyshohej për përfshirje në një vrasje

Tronditet Shkodra, ekzekutohet me armë zjarri një person

Atentati, viktima ishte vëllai i politikanit të njohur shkodran

Ekzekutimi, nga vrasja e Kurmemajt dhe kushërinjve te atentati ndaj minorenit e misionarit, 20 vite përplasje