Transmetuar më 03-03-2018, 10:22

Një grabitje e përgjakshme u shënua këtë të premte në qytetin e Fierit, ku tre persona grabitën një pikë këmbimi valutor, duke plagosur dy persona.

Të dyshuarit qëlluan pronarin e Exchange, Gëzim Hoxha 64 vjeç dhe tregtarin Agur Vernozi 54 vjeç, i cili ndërhyri për të penguar grabitësit.

Por pikërisht Vernozi, mori dhe plagët më të rënda, duke u qëlluar me automatik në kokë, çka bëri që të gjejë vdekjen në spital.

Gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës, Vernozi, personi që shikoni në fotografi, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Që nga dita e djeshme ai ndodhej në reanimacion, por plumbat e kallashnikovit rezultuan vdekjeprurëse për të.

Si të dyshuar për ngjarjen u arrestuan Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë; Lulëzim Demiraj 42 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Ata akuzohen se rreth orës 10:55 të paradites së të premtes në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier nën kërcënimin e armës kanë vjedhur pikën e këmbimit valutor.

Polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 879 JG, dyshohen të jenë të falsifikuara.

Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë. Policia kapi njërin prej të dyshuarve, Zini Fyraj, i cili në përpjekje për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz.

Pas ndjekjes u kap autori i dytë i dyshuar, Lulëzim Demiraj në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” si edhe autori i tretë, Dashamir Gërgali në një banesë në fshatin Baltëz.

Nga ana e policisë u sekuestrua çanta me paratë që u vodhën në exchange. /a.y/noa.al

Grabitja me dy të plagosur në Fier, biznesmeni humb jetën në spital

Grabitja me 2 të plagosur, dalin pamjet e ngjarjes

Grabitja e “Exchange-it” në Fier, zbulohet shuma e parave që morën autorët

Grabitja me dy të plagosur në Fier, dalin pamjet e arrestimit të autorëve të dyshuar

Si u kapën grabitësit që plagosën dy persona në Fier, njëri u fut në kanal

"Çohuni se na vranë", dëshmitari rrëfen panikun gjatë grabitjes në Fier

Grabitja me dy të plagosur në Fier, arrestohen tre të dyshuarit/ Emrat

Gjatë grabitjes së exchange u plagosën dy persona, kush është i dyshuari i kapur me çantën me para