Transmetuar më 02-03-2018, 19:44

Pak orë pas ngjarjes së rëndë në Fier, ku u vodh një pikë e këmbimit valutor, dhe u plagosën dy persona, policia ka bërë publike shumën e parave të vjedhura.

Në çantat të cilat u gjetën të hedhura në lumë, janë konstatuar 6 mijë e 360 euro dhe 954 mijë e 900 lekë.

Për ngjarjen në fjalë janë shoqëruar në komisariat tre personat e akuzuar, Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë, Lulëzim Demiraj, 42 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Të tre këta persona kanë qëlluar me armë zjarri gjatë grabitjes dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i pikës së këmbimit valutor, shtetasi Gëzim Hoxha, 64 vjeç dhe shtetasi Agur Vrenozi, 53 vjeç, i cili ndodhej pranë kësaj pike.

64-vjeçari Hoxha ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi Vrenozi u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është kritike, për shkak se ka dëmtime në kafkën e kokës.

Kjo është grabitja e katërt që ndodh në Fier, vetëm gjatë vitit 2018. /k.k/noa.al/