Transmetuar më 02-03-2018, 20:27

Një ngjarje tronditëse ndodhi sot në Fier ku në një tentativë grabitjeje në një pikë këmbimi valuator, u plagos pronari si dhe një mik i tij.

Disa orë pas ngjarjes janë publikuar pamjet e fiksuara nga një kamer sigurie aty pranë. Në videon e publikuar nga Report TV duken momentet kur qytetarët largohen në panik pas të shtënave me armë.

Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur pronari i exchange, Gëzim Hoxha, 64 vjeç dhe një tregtar që ndodhej aty pranë, Agur Vrenozi, 53 vjeç, i cili tentoi të ndihmonte të plagosurin.

Të arrestuarit janë Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë; Lulëzim Demiraj 42 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier./a.m./noa.al/