Transmetuar më 02-03-2018, 13:30

Në videon që gjeni më poshtë shihet momenti i arrestimit të njërit prej autorëve të dyshuar për grabitjen e ndodhur në një pikë këmbimi valutor në Fier, ku gjatë saj u plagosën dy persona.

Më konkretisht shihet teksa arrestohet 41-vjeçari Dashamir Gergali. Ai u kap i fshehur në një banesë në gshatin Baltëz, disa kilometra larg qytetit të Fierit.

Si të dyshuar për ngjarjen u arrestuan Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë; Lulëzim Demiraj 42 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier. 

Arrestim i tyre u bë pasi rreth orës 10:55 të paradites së sotme në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur pronari i exchange, Gëzim Hoxha, 64 vjeç dhe një tregtar që ndodhej aty pranë, Agur Vrenozi, 53 vjeç.

Polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 879 JG, dyshohen të jenë të falsifikuara.

Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë. Policia kapi njërin prej të dyshuarve, Zini Fyraj, i cili në përpjekje për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz.

Pas ndjekjes u kap autori i dytë i dyshuar, Lulëzim Demiraj në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” si edhe autori i tretë, Dashamir Gërgali në një banesë në fshatin Baltëz.

Policia ka sekuestruar çantën me paratë që u vodhën në exchange. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Grabitja me dy të plagosur në Fier, arrestohen tre të dyshuarit/ Emrat

"Çohuni se na vranë", dëshmitari rrëfen panikun gjatë grabitjes në Fier

Gjatë grabitjes së exchange u plagosën dy persona, kush është i dyshuari i kapur me çantën me para

Grabitja e pikës së këmbimit valutor përfundon në gjak, si u kap autori me çantën me para

Tentohet të grabitet pika e këmbimit valutor në Fier, plagoset një person