Transmetuar më 02-03-2018, 13:10

Zbardhet grabitja e ndodhur paraditen e sotme në një pikë këmbimi valutor në Fier, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona.

Policia ka arritur të arrestojë brenda një kohe të shkurtër të tre autorët e dyshuar.

Të arrestuarit janë Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë; Lulëzim Demiraj 42 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 10:55 të paradites së sotme në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur pronari i exchange, Gëzim Hoxha, 64 vjeç dhe një tregtar që ndodhej aty pranë, Agur Vrenozi, 53 vjeç, i cili tentoi të ndihmonte të plagosurin.

Polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 879 JG, dyshohen të jenë të falsifikuara.

Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë. Policia kap njërin prej autorëve i cili në përpjekje për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz.

Pas ndjekjes u kap autori i dytë në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz.

Policia ka sekuestruar çantën me paratë që u vodhën në exchange. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Gjatë grabitjes së exchange u plagosën dy persona, kush është i dyshuari i kapur me çantën me para

Grabitja e pikës së këmbimit valutor përfundon në gjak, si u kap autori me çantën me para

Tentohet të grabitet pika e këmbimit valutor në Fier, plagoset një person