Transmetuar më 02-03-2018, 11:06

Një person ka mbetur i plagosur paraditen e sotme, në qytetin e Fierit gjatë një grabitje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë gjimnazit “Janaq Kilica”, ku rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta.

Paraprakisht bëhet me dije se i plagosuri, ka mbetur pronari i një biznesi të vogël pranë gjimnazit.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur teksa është tentuar të grabitet një pikë këmbimi valutor.

Sakaq i dëmtuari u dërgua në spital, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Bëhet me dije se policia ka arrestuar njërin nga autorët e ngjarjes, pas ndjekjes intensive, i cili ka braktisur makinën pranë fshatit Baltëz dhe është hedhur në lumë.

Por ai është kapur nga uniformat blu, bashkë me një çantë me para. /a.y/noa.al

Foto ilustruese