Transmetuar më 02-03-2018, 12:21

Dalin detaje të tjera lidhur me grabitjen e përgjakshme të ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Fierit, në një pikë këmbimi valutor.

Bëhet me dije se gjatë grabitjes nuk ka mbetur i plagosur vetëm një person, por krahas pronarit të exchange, edhe një tjetër.

Të plagosur kanë mbetur 64-vjeçari Gëzim Hoxha, pronari i pikës së këmbimit valutor dhe një tregtar tjetër që i erdhi në ndihmë, Agur Vrenozi 53 vjeç.

Ndërkohë si i dyshuar për ngjarjen pak më vonë u arrestua 32-vjeçari nga Vlora, Zini Fyraj dhe pak më vonë edhe bashkëpunëtori i tij. Aktualisht vijon puna për kapjen e të dyshuarit të tretë, drejtuesit të makinës me të cilën u larguan autorët. 

Ngjarja e rëndë u shënua paraditen e sotme, në qytetin e Fierit gjatë pranë gjimnazit “Janaq Kilica”. Grabitësi i ndihmuar nga një person tjetër, ka hyrë në exchange, ku ka hasur në rezistencën e të zotit.

E sinjalizuar për ngjarjen policia bëri një ndjekje intensive, duke arritur të arrestojë të dyshuarin.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin nga Vlora, Zini Fyraj, i cili është shoqëruar në polici.

Pas ndjekjes intensive, i dyshuari ka braktisur makinën pranë fshatit Baltëz të Fierit dhe është hedhur në lumë.

Por ai është kapur nga uniformat blu, bashkë me një çantë me para, të cilat dyshohet se janë marrë në exchange. Aktualisht policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit të të arrestuarit. /a.y/noa.al