





Zbardhet krimi i ndodhur rreth dy javë më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku poshtë pallatit ku jetonte, u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni Memli Begalla, i njohur ndryshe si Afrim Begalla.
Policia e Tiranës bën me dije, se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës u finalizua operacionin i koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.
Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri 64-vjeçari Memli Begalla, janë Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Për të dy të dyshuarit janë janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit, duke çuar në arrestimin e tyre.
Nga veprimet e dokumentuara, rezulton Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e biznesmenit Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.
Për arsye hetimore, nuk bëhen me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.
Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të. /a.y/noa.al
Ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë, zbulohen konfliktet që kishte
Vrasja e biznesmenit në mes të ish-Bllokut, ekzekutori u filmua
Ky është biznesmeni i ekzekutuar me plumb në kokë, zbulohen borxhet që kishte
Ekzekutimi me silenciator në Tiranë, zbulohet e kaluara e viktimës. I dënuar më parë
Atentati me silenciator në Tiranë, biznesmeni nga Tepelena kishte ndërruar emrin
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





