Transmetuar më 15-02-2018, 09:10

Zbulohen të dhëna të reja nga e shkuara e personit që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

64-vjeçari Afrim Begalla, i cili e kishte ndërruar emrin në Memli Begalla, rezulton i arrestuar nga policia, për shkak se në vitin 1998, ka tentuar të tregtonte dollarë fals.

Befalla, u kap nga policia e Tiranës, në tregun e valutës, me 5050 dollarë fals.

Jo vetëm kaq, por Begalla, është arrestuar edhe në vitin 2009 në Itali, për shkak se kishte marrë me forcë të bijën.

Gjithçka pasi vajza e tij ishte martuar me një djalë nga Kosova, me të cilin ai e kishte ndarë me forcë, duke e larguar pa dëshirën e saj të bijën. Afrim Begalla dhe djali i tij, Lili Begalla, në vitin 2009 rrëmbyen Ludmilla Begallën, pasi ishin kundër martesës së saj me një shqiptar të Kosovës.

Babë e bir të një 27-vjeçareje të premtuar për martesë, e detyruan atë me forcë që të hipte në një makinë dhe nga një qytet i panjohur i Zvicrës arritën në Bari, me qëllim që të ktheheshin në Shqipëri.

Por në këtë moment autoriteteve italiane u mbërriti një kërkesë ndërkombëtare ndalimi dhe rrëmbyesit u ndaluan dhe u arrestuan. 

Viktima, Memli Begalla, 64 vjeç u gjet i shtrirë në trotuarin e një pallati në rrugën “Nikolla Tupe”, në zonën e ish-Bllokut, mbrëmjen e djeshme.

Dyshohet se ai është ekzekutuar me silenciator, në momentin që po hipte në makinë, në parkingun e pallatit, ku dhe u gjet i vrarë. 

Mësohet se viktima ishte nga Progonati i Tepelenës dhe për vite me radhë kishte jetuar në Sarandë, para se të transferohej në Tiranë.

Bëhet e ditur se Begalla, është ekzekutuar me silenciator, duke u qëlluar disa herë, nga një distancë e afërt.

Viktima ishte biznesmen që vepronte në fushën e turizmit, energjetikës dhe ndërtimit si dhe ka në pronësi dy gomisteri.

Nga ana e policisë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al

Atentati me silenciator në Tiranë, biznesmeni nga Tepelena kishte ndërruar emrin

Vrasja në Tiranë, kush është biznesmeni që u ekzekutua gjatë atentatit?

Ekzekutohet një person në Tiranë, shoqërohen disa persona në Polici

Atentat në Tiranë, një person vritet me silenciator pranë shtëpisë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd