





Dalin detaje të reja lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. Viktima, Memli Begalla, 64 vjeç u gjet i shtrirë në trotuarin e një pallati në rrugën “Nikolla Tupe”, në zonën e ish-Bllokut.
Dyshohet se ai është ekzekutuar, në momentin që po hipte në makinë, në parkingun e pallatit, ku dhe u gjet i vrarë.
Mësohet se viktima ishte nga Progonati i Tepelenës dhe dyshohet të jetë ekzekutuar nga disa persona që lëviznin me automjet, të cilët mendohet se e ndiqnin prej disa kohësh.
Bëhet e ditur se Begalla, është ekzekutuar me silenciator, duke u qëlluar disa herë pas shpine, nga një distancë e afërt.
Po ashtu ai e kishte ndryshuar emrin para disa vitesh nga Afrim në Memli Begalla.
Rezulton se Begalla ishte biznesmen që vepronte në fushën e turizmit, energjetikës dhe ndërtimit si dhe ka në pronësi dy gomisteri.
Më herët ai ka jetuar në Zvicër, ku dyshohet se ka pasur probleme. Por për të zbuluar më shumë mbi motivin e ekzekutimit, po merren në pyetje familjarët.
Sakaq janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al
Vrasja në Tiranë, kush është biznesmeni që u ekzekutua gjatë atentatit?
Ekzekutohet një person në Tiranë, shoqërohen disa persona në Polici
Atentat në Tiranë, një person vritet me silenciator pranë shtëpisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





