Transmetuar më 26-02-2018, 07:29

Kur kanë kaluar thuajse dy javë nga ekzekutimi me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, i biznesmenit Afrim Begalla, i cili njihej ndryshe edhe si Memli Begalla, zbulohen konfliktet që ai ka patur.

Më konkretisht biznesmeni dyshohet se ka mashtruar persona të ndryshëm, që nga viti 2013, ku u kishte marrë me mirëbesim sipërfaqe të mëdha pronash në zonën e Mëzezit dhe Kasharit, pa mbajtur fjalën e dhënë.

Dyshohet se biznesmeni 64-vjeçar u kishte premtuar ortakëri, ndërsa më tej pa pëlqimin e pronarëve të ligjshëm, i ka shitur pronat dhe paratë e përfituara nuk i ka ndarë me këta të fundit.

Kjo ka bërë që Begalla të ketë konflikte të shumta për shkak të detyrimeve të pashlyera, konflikte të cilat janë pranuar edhe nga të zotët e pronave, por që kanë mohuar të kenë gisht në vrasje.

Sakaq dy djemtë e viktimës kanë mohuar që babai i tyre të ketë pasur probleme. Një tjetër pistë që po hetohet është ajo e konflikteve në Zvicër dhe mashtrimeve të kryera në këtë vend, ku ka pasur marrëdhënie me tregtarë gomash, aktivitet të cilin e zhvillonte dhe në Tiranë. /a.y/noa.al

Vrasja e biznesmenit në mes të ish-Bllokut, ekzekutori u filmua

Ky është biznesmeni i ekzekutuar me plumb në kokë, zbulohen borxhet që kishte

Ekzekutimi me silenciator në Tiranë, zbulohet e kaluara e viktimës. I dënuar më parë

Atentati me silenciator në Tiranë, biznesmeni nga Tepelena kishte ndërruar emrin

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd