






Dalin detaje të reja lidhur me ekzekutimin me silenciator të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Vrasësi i biznesmenit Memli Begallaj, është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth.
Nga pamjet filmike, i dyshuari si vrasës mbante veshur xhaketë të bardhë dhe një kapele në kokë, ndërsa fytyra nuk i shquhet.
Pasi ekzekutoi me plumb në kokë 64-vjeçarin Memli (Afrim) Begallaj, ai vazhdoi të ecte i qetë deri kur hipi në një makinë, e cila po e priste në rrugën kryesore.
Dyshohet se personi i filmuar nga kamerat është vrasës me pagesë. Viktima rezulton se u kishte marrë borxh rreth 90 mijë euro personave të ndryshëm.
64-vjeçari i cili ishte administrator i kompanisë “LAB”, një agjencie turistike dhe dy dyqaneve të gomave, njëri në Yzberisht dhe tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, kishte borxhe në shuma të mëdha parash tek disa persona.
Mësohet se ndaj tij në Gjykatën e Apelit ishte bërë një padi penale, për shkak të borxheve të pashlyera.
Sakaq tre vite më parë, Begallës i kishin djegur edhe një makinë “Land Rover”. /a.y/noa.al
Ky është biznesmeni i ekzekutuar me plumb në kokë, zbulohen borxhet që kishte
Ekzekutimi me silenciator në Tiranë, zbulohet e kaluara e viktimës. I dënuar më parë
Atentati me silenciator në Tiranë, biznesmeni nga Tepelena kishte ndërruar emrin
Vrasja në Tiranë, kush është biznesmeni që u ekzekutua gjatë atentatit?
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





