Transmetuar më 15-02-2018, 09:59

Biznesmeni i ekzekutuar mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, rezulton se kishte borxhe të mëdha.

Memli (Afrim) Begalla, personi që shikoni në fotografi, u qëllua me plumb në kokë me armë zjarri me silenciator në distancë të afërt, teksa po hipte në makinën e tij në parkingun e një pallati në rrugën “Nikolla Topr”.

Dyshimet e para të hetuesve janë përqendruar tek borxhet që kishte viktima.

64-vjeçari i cili ishte administrator i kompanisë “LAB”, një agjencie turistike dhe dy dyqaneve të gomave, njëri në Yzberisht dhe tjetrit në autostradën Tiranë-Durrës, kishte borxhe në shuma të mëdha parash tek disa persona.

Mësohet se ndaj tij në Gjykatën e Apelit ishte bërë një padi penale, për shkak të borxheve të pashlyera.

Sakaq tre vite më parë, Begallës i kishin djegur edhe një makinë “Land Rover”.

Policia ka shoqëruar një person si të dyshuar për ngjarjen, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Ekzekutimi me silenciator në Tiranë, zbulohet e kaluara e viktimës. I dënuar më parë

Atentati me silenciator në Tiranë, biznesmeni nga Tepelena kishte ndërruar emrin

Vrasja në Tiranë, kush është biznesmeni që u ekzekutua gjatë atentatit?

Ekzekutohet një person në Tiranë, shoqërohen disa persona në Polici

Atentat në Tiranë, një person vritet me silenciator pranë shtëpisë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd