




Ish-Kryeministri Sali Berisha zbulon arsyen se pse u ekstradua drejt Italisë, Nazer Seiti, i ashtuquajturi “financieri” i bandës së Habilajve.
Sipas tij, financieri i bandës Habilaj- Tahiri u ekstradua sepse po bëhej i penduar i drejtësisë.
“Të dashur miq, pas zgjedhjes së tij si kryegjykatës dhe kryeprokuror, kreu i meduzës dhe mafies në Shqipëri veproi me shpejtësi të rrufeshme. Ai liroi Sotën, që në makinën e tij së bashku me Tahirin transportonin milion euro para krimi, i ktheu me urgjencë pasaportën Tahirit, liroi nga burgjet kriminele të rrezikshëm ndërkombëtar dhe ekstradoi, duke keqshfrytëzuar ndrikull Gjonajn, financierin e bandës Habilaj- Tahiri, i cili i kishte dhënë vetëm këtij të fundit miliona euro nga trafiqet e bandës së tij”, shkruan Berisha në Facebook.
Ai shton se largimi me urgjencë nga Shqipëria i “financierit” u bë sepse ai kishte dhënë shenja të qarta se dëshironte të bëhej i penduar i drejtesisë.
Duke ekstraduar “financierin” e bandës Habilaj- Saimir Trafiku, i cili po pranonte të bëhej i penduari i drejtësisë, Berisha thotë se “kryegjykatësi dhe kryeprokurori mbylli përfundimisht dosjen e tyre!”
Në këtë linjë ish-Kryeministri deklaron se ky është një akt tjetër kriminal, për të cilin në mungesë të plotë të hetimit dhe drejtësisë duhet të marrë përgjigjen e merituar vetëm e vetëm nga revolta masive popullore e 27 janarit, “tik taku i orës së të cilës po afron!”
Seiti i njohur edhe si “financieri” i bandës së Habilajve, nën akuzë për trafik droge, u ekstradua paraditen e së enjtes drejt shtetit fqinj.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Catanias, Seiti është personi që shpërndante fitimet që vinin nga aktiviteti kriminal, jo vetëm mes anëtarëve të grupit “Habilaj”, por edhe bashkëpunëtorëve që ndihmonin në realizimin e trafikut të narkotikëve. /a.y/noa.al
Ekstradimi drejt Italisë i “financierit” të Habilajve, Prokuroria nis hetimet për procedurat e ndjekura
Ekstradimi drejt Italisë i “financierit” të Habilajve, reagon Ministria e Drejtësisë
“Financieri” i Habilajve, policia del me deklaratë për ekstradimin drejt Italisë
Ekstradohet drejt Italisë “financieri” i bandës së Habilajve
Pranohet kërkesa e Prokurorisë, financieri i “Habilajve” do ekstradohet drejt Italisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





