


Është ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë, i ashtuquajturi “financieri” i bandës së Habilajve.
Nezar Seiti u ekstradua drejt shtetit fqinj, pas kërkesës së tij që të gjykohet nga drejtësia italiane, duke lënë kështu qelinë e burgut 313 ku mbahej që nga momenti i arrestimit.
Emri i Nezar Seitit, renditet i katërti në listën e fletë-arresteve të prera nga gjykata e Katanias.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Katanias, Seiti është personi që shpërndante fitimet që vinin nga aktiviteti kriminal, jo vetëm mes anëtarëve të grupit “Habilaj”, por edhe bashkëpunëtorëve që ndihmonin në realizimin e trafikut të narkotikëve.
Dyshohet se Seiti takohej personalisht me porositësit e drogës dhe merrej me detajet e pagesave. /a.y/noa.al
U mbyll dosja “Habilaj”? Prokuroria e Katanias vijon procesin: Hetohen persona të paidentifikuar
Burg për Nezar Seitin, bashkëpunëtorin e Habilajve
Zbardhet dëshmia e Nezar Seitit: Ja lidhja ime e krushqisë me Moisi Habilajn
Sasia e madhe e drogës e sekuestruar në Vlorë, bie në pranga një tjetër person
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





