


Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin lidhur me procedurat e ndjekura për ekstradimin drejt Italisë të Nazer Seitit.
Seiti i njohur edhe si “financieri” i bandës së Habilajve, nën akuzë për trafik droge, u ekstradua paraditen e së enjtes drejt shtetit fqinj.
Hetimet e organit të akuzës kanë nisur pas dyshimeve të hedhura lidhur me ekstradimin.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Catanias, Seiti është personi që shpërndante fitimet që vinin nga aktiviteti kriminal, jo vetëm mes anëtarëve të grupit “Habilaj”, por edhe bashkëpunëtorëve që ndihmonin në realizimin e trafikut të narkotikëve.
Ministria e Drejtësisë në reagim të lajmeve të publikuara, lidhur me ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, sqaroi se janë ndjekur me përpikmëri të gjitha procedurat ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin nr. 10193 datë 3.12.2009, Konventës Evropiane të Ekstradimit, të vitit 1957, Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë dhe Konventës Evropiane për ndihmë juridike dhe çështje penale.
Ministria e Drejtësisë thotë se në datë 20.10.2017, është njoftuar nga Interpoli Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Nezar Seiti po në datën 20.10.2017, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në bazë të Urdhërit Arrestit Ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Catanias, në datë 12.10.2017, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal italian. /a.y/noa.al
Ekstradimi drejt Italisë i “financierit” të Habilajve, reagon Ministria e Drejtësisë
“Financieri” i Habilajve, policia del me deklaratë për ekstradimin drejt Italisë
Ekstradohet drejt Italisë “financieri” i bandës së Habilajve
Pranohet kërkesa e Prokurorisë, financieri i “Habilajve” do ekstradohet drejt Italisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





