


Policia e Shtetit del me deklaratë lidhur me ekstradimin e bërë drejt Italisë të të ashtuquajturit “financieri” i bandës së Habilajve.
Bëhet me dije se rreth orës 11:40 të ditës së sotme, në aeroportin e Rinasit, nga Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga vendi ynë drejt Italisë, i 41-vjeçarit Nezar Seiti, lindur dhe banues në Gjorm, Vlorë.
Seiti është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catania-s, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj tij, për kryerjen e veprës penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale që ka si qëllim trafikimin e narkotikëve.
Policia bën me dije se Ministria e Drejtësisë, ka urdhëruar dorëzimin e personit tek autoritetet italiane brenda datës 30 janar 2018.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Catanias, Seiti është personi që shpërndante fitimet që vinin nga aktiviteti kriminal, jo vetëm mes anëtarëve të grupit “Habilaj”, por edhe bashkëpunëtorëve që ndihmonin në realizimin e trafikut të narkotikëve.
Dyshohet se Seiti takohej personalisht me porositësit e drogës dhe merrej me detajet e pagesave. /a.y/noa.al
Ekstradohet drejt Italisë “financieri” i bandës së Habilajve
U mbyll dosja “Habilaj”? Prokuroria e Katanias vijon procesin: Hetohen persona të paidentifikuar
Burg për Nezar Seitin, bashkëpunëtorin e Habilajve
Zbardhet dëshmia e Nezar Seitit: Ja lidhja ime e krushqisë me Moisi Habilajn
Sasia e madhe e drogës e sekuestruar në Vlorë, bie në pranga një tjetër person
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





