Transmetuar më 25-05-2017, 14:36

Njëri nga viktimat e atentatit të mbrëmjes së djeshme në sheshin e Flamurit në Vlorë, drejtori i OSHEE të qarkut Roland Saliu ishte kushëriri i avokatit të njohur Saimir Vishaj.

Kryetari i shoqatës së avokatëve penalistë në Shqipëri, Vishaj thotë se Rolandi nuk e meritonte të ikte në këtë mënyrë, duke shtuar se përcillte pozitivistet.

Në atentatin mafioz në Vlorë u ekzekutuan me armë zjarri pronari i televizionit lokal “Vlora Channel”, Mirvjen Hyseni dhe drejtori i OSHEE të Vlorës, Roland Saliu, teksa ndodheshin në një lokal.

Vishaj bën një status prekës në Facebook, të cilin e gjeni më poshtë:

“Mjerë qyteti im Vlora!

Sot u vra vëllai im apo kushëriri im i afërt. Nuk ka rëndësi detyra apo funksioni i tij. Ishte njeriu më i mirë dhe fjalëmbël në qytetin tim. Por “Maskat” nuk falin jetë njerëzish në një qytet turistik që çdo kush do të dashurohet me jetën dhe jo me vdekjen… ‘97 në Vlorë ka lënë pasoja por sot u vra një drejtues imagjino një qytetar i thjeshtë!!!! Larg krimit pro paqes. Kusho, ti duhet të ishe i fundit që mund të ikje në këtë mënyrë, pasi ti transmetoje pozivitet në qytetin tonë”. /a.y/noa.al

Atentati në Vlorë, vajza e biznesmenit pa gjithçka, 20 të shoqëruar në polici

Ekzekutimi në mes të Vlorës, këto janë pamjet pas atentatit

Masakra me dy të vrarë në Vlorë, biznesmeni ishte në shënjestër të atentatit

Zyrtare nga policia: Drejtori i OSHEE Vlorë u vra në atentat, viktimë edhe një tjetër

Masakër me dy të vdekur në Vlorë, vritet kreu i OSHEE dhe një biznesmen

Tronditet Vlora, dy të vrarë në Sheshin e Flamurit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd