










Dalin detaje të reja lidhur me atentatin mafioz në Vlorë ku u ekzekutuan me armë zjarri pronari i televizionit lokal “Vlora Channel”, Mirvjen Hyseni dhe drejtori i OSHEE të Vlorës, Roland Saliu.
Lidhur me krimin që tronditi qytetin bregdetar mbrëmjen e së mërkurës, policia ka shoqëruar 20 persona si të dyshuar që mund të kenë dijeni mbi çfarë ka ndodhur.
Fatmirësisht atentatit i shpëtoi vajza e biznesmenit Hyseni e cila në momentin e të shtënave ishte pak metra më tutje duke lozur me biçikletë dhe mendohet se ka parë gjithçka.
Policia gjeti në vendin e ngjarjes biçikletën e të miturës si dhe shapkat e saj, të cilat mendohet se i ka lënë e tronditur nga ngjarja.
Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi lëvizjet e autorëve dhe identifikimin e tyre. Dyshimet paraprake janë përqendruar në pistën e larjes së hesapeve, ndërkohë që paraprakisht mendohet se shënjestra ka qenë biznesmeni Hyseni.
Pas krimit atentatorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të daljes së Vlorës, ndërsa rreth 30 minuta më pas, në afërsi të fshatit Panaja, në mbikalimin e autostradës Levan-Vlorë, është gjetur edhe automjeti tip BMW, i cili ishte gjysmë i djegur nga brenda.
Policia ka konfirmuar se dyshohet të bëhet fjalë për një automjet të vjedhur, i cili është braktisur nga atentatorët. /a.y/noa.al Atentati në Vlorë, vajza e biznesmenit pa gjithçka, 20 të shoqëruar në polici
Ekzekutimi në mes të Vlorës, këto janë pamjet pas atentatit
Masakra me dy të vrarë në Vlorë, biznesmeni ishte në shënjestër të atentatit
Zyrtare nga policia: Drejtori i OSHEE Vlorë u vra në atentat, viktimë edhe një tjetër
Masakër me dy të vdekur në Vlorë, vritet kreu i OSHEE dhe një biznesmen
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





