Transmetuar më 24-05-2017, 20:13

Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë, Roland Saliu dhe një biznesmen, kanë rënë prè e një atentati në sheshin e "Flamurit" të qytetit bregdetar.

Roland Saliu humbi jetën si pasojë e plumbave me breshëri kallashnikovi e po ashtu gjeti vdekjen edhe Ervin Hyseni, i cili është pronar i disa bizneseve në Vlorë.

Gjithçka ndodhi pasditen e sotme jashtë ambienteve të një lokali, ku persona ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të zyrtarit të OSHEE-së. 

Janë të paqarta motivet e kësaj ngjarjeje, që ka përhapur panik te kalimtarët e zonës.

Policia ka ngritur postblloqe për të rënë në gjurmët e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd