Transmetuar më 24-05-2017, 19:52

Krim i rëndë dhe shokues në qendër të Vlorës, persona të armatosur hapin zjarr duke i marrë jetën një burri dhe lënë në gjendje kritike një tjetër.

Në vendngjarje, noa.al mëson se në një lokal në sheshin e "Flamurit", në qendër të qytetit bregdetar të Vlorës, pati batare plumbash që u lëshuan nga një person i cili fill pas kësaj u largua nga vendngjarja në përpjekje për t’i shpëtuar një ndjekjeje të mundshme policore.

Nga ngjarja vdiqën në vend Roland Saliu dhe Ervin Hyseni, raporton noa.al duke cituar burime policore lokale dhe dëshmi në vendngjarje.

I ndjeri Roland Saliu ishte drejtori i OSHEE Vlore.

Nuk dihen shkaqet, ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në lokalin ku u regjistrua ngjarja.

Policia ka ngritur postblloqe në rrugët kryesore të Vlorës, me qëllim kapjen e autorit ose autorëve. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd