



Policia konfirmon zyrtarisht vrasje e dy personave në një lokal në Vlorë, në sheshin e ‘Flamurit’.
Në njoftimin e bluve të qytetit bregdetar, thuhet se ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 19:40, ku në drejtim të lokalit ku ishin ulur dy viktimat, u qëllua me armë zjarri të llojit automatik.
Për pasojë humbi jetën shtetasi me inicialet R.S, drejtor i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur.
Fillimisht, i lënduari me inicialet E.H u dërgua për mjekim në spitalin Rajonal të Vlorës, ku më pas humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.
Policia konfirmon se ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





