Transmetuar më 25-05-2017, 07:45

Dy persona u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së mërkurës në mes të qytetit të Vlorës.

Roland Saliu drejtor i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Vlorë dhe Erven Hyseni, pronar i televizionit lokal “Vlora Channel” humbën jetën në atentatin e ndodhur teksa dy viktimat po pinin kafe në një lokal, në afërsi të sheshit të Flamirut.

Në videon më poshtë shihen momente pak pas ekzekutimit, ku dëshmitarët flasin mbi çfarë kë ndodhur.

Paraprakisht bëhet e ditur se një makinë ndaloi pranë lokalit ku ndodheshin viktimat rreth orës 19.40 dhe hapi zjarr drejt tyre, çka shkaktoi vdekjen e menjëhershme të Saliut, ndërkohë që Hyseni ndërroi jetë pak më vonë në spital.

Si pasojë e breshërisë së të shtënave janë rrezikuar edhe persona të tjerë që ndodheshin të pranishëm.

Pas krimit atentatorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të daljes së Vlorës, ndërsa rreth 30 minuta më pas, në afërsi të fshatit Panaja, në mbikalimin e autostradës Levan-Vlorë, është gjetur edhe automjeti tip BMW, i cili ishte gjysmë i djegur nga brenda.

Policia ka konfirmuar se dyshohet të bëhet fjalë për një automjet të vjedhur, i cili është braktisur nga atentatorët.

Deri më tani janë shoqëruar mbi dhjetë persona lidhur me krimin e mbrëmjes së djeshme, por ende nuk ka një të dyshuar. Nga hetimet paraprake mendohet se në shënjestër të atentatit ka qenë pronari i televizionit lokal, ndërsa Saliu mendohet se është vrarë aksidentalisht. /a.y/noa.al 

Masakra me dy të vrarë në Vlorë, biznesmeni ishte në shënjestër të atentatit

Zyrtare nga policia: Drejtori i OSHEE Vlorë u vra në atentat, viktimë edhe një tjetër

Masakër me dy të vdekur në Vlorë, vritet kreu i OSHEE dhe një biznesmen

Tronditet Vlora, dy të vrarë në Sheshin e Flamurit

 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd