Transmetuar më 20-06-2018, 19:36

Policia e Shtetit ka zbardhur sot ekspertizën mjeko-ligjore për shtetasin Ena Ftoj, 27-vjeçarin i cili vdiq në ambientet e komisariatit të Korçës pasi u arrestua si i dyshuar për një grabitje.

Ekspertiza konfirmoi qëndrimet paraprake të policisë se ndaj babait të tre fëmijëve nuk ishte ushtruar dhunë.

Por, ky përfundim nuk është pritur mirë nga familjarët e Eneas të cilët kanë reaguar për mediat.

Prindërit e tij kanë deklaruar se janë njohur me lajmin për ekspertizën nga mediat. Ata kanë deklaruar se policia mashtron pasi djalin e dhunuan.

“Nuk kemi dijeni për rezultatet e ekspertizës. Nga mediat mësuam që policia thotë se vdekja e Eneas ishte natyrale dhe nuk është ushtruar dhunë nga policia. Enea vdiq në komisariat nga dhuna e policisë. E rrahën edhe kur e shoqëruan në ambientet e komisariatit. Policia fshehu dhunën”, deklaruan prindërit e tij.

Ata deklaruan më tej se Enea kishte shenja dhunë në trup. Prindërit kërkuan zhvarrojen e trupit dhe kryerjen e ekspertizës nga specialistë të huaj. “Në rast se nuk bëhet drejtësi do bëjmë vetëgjyqësi”, thanë ata.

‘Enea kishte shenja në trup dhe fytyrë. Krahun e kishte të thyer. Kërkojmë zhvarrosjen e trupit dhe riekspertim. Jemi të bindur që vdiq nga dhuna e policisë. nëse nuk zbardhet e vërteta, do bëjmë vetëgjyqësi”, deklaruan prindërit e të ndjerit./a.m./noa.al/ Vdekja e të riut nga Korça, mbahet protesta para ministrisë së Brendshme

Vdekja e të riut në komisariat, dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore

Enea Ftoj nuk është i vetmi, një tjetër korçar rrëfen dhunën në polici

Pse vdiq Enea Ftoj, policia: Nuk ishte mirë, i dhamë diazepam

Përcillet për në banesën e fundit i riu që vdiq në komisariat, familjarët në protestë

Vdekja e të riut në Korçë, reagon Basha: Vrasje makabre brenda komisariatit

Ekspertiza mjeko – ligjore rrëzon policinë e Korçës: Në trupin e të riut ka shenja dhune

Misteri i vdekjes së të riut në komisariat, publikohet foto që vërteton dhunën