Transmetuar më 21-05-2018, 15:16

Ekspertiza mjeko-ligjore ndaj të riut Enea Ftoj, që humbi jetën pak ditë më parë në Komisariatin e Korçës, ka dalë në përfundimin se ai nuk ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës së pretenduar prej familjarëve të tij. 

Rezultatet e ekspertizës thonë se në trupin e 27-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë, familjarët thanë se ai është rrahur nga forcat e policisë brenda ambienteve të komisariatit.

Gjithsesi, pritet të bëhen edhe dy ekzaminime të tjera për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Ndërkohë, në fotot që u bë publike ditën e ngjarjes, duken qartë shenja dhune në fytyrën e Enea Ftojit. /k.k/noa.al/