Transmetuar më 18-05-2018, 15:49

Mes lotësh dhe dhimbjes së familjarëve, është përcjellë sot për në banesë e fundit i riu 27-vjeçar që u rrah për vdekje në Komisariatin e Korçës, Enea Ftoj.

Pas ceremonisë mortore, familjarët e të ndierit marshuan drejt Komisariatit të Policisë, me parrulla në duar.

Nën thirrjet “larg policisë raciste”, “duam drejtësi” , “stop racizmit”, famijarët akuzuan sërish policinë e Korçës për vdekjen e të riut.

Një ditë më para ai u gjet i pajetë në ambientet e Komisariatit të Korçës, ndërsa u publikua edhe një foto ku u vërtetua dhuna ndaj tij. /k.k/noa.al/