Transmetuar më 14-10-2017, 14:30

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi ka folur për ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti i ndarë nga jeta dy ditë më parë pas një sëmundje të rëndë. Gjinushi tha se ishte mik me Priftin dhe konsultohej me të për çështje politike dhe ringritjen e PSD-së përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Gjinushi tha se Dritan Prifti kishte një vit që luftonte me sëmundjen e rëndë, ndërsa kjo u bë publike nga vetë ish-ministri vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve, përmes një statusi që ai la në profilin e tij të Facebook.

Ai tha se Prifti donte të vijonte kontributin në politikë, pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore.

“Ka patur një interesim për koalicion kur u takua me mua. Ai kishte një lidhje të fortë me votuesit e tij, me elektoratin. Krontibuonte shumë. Dhe ne biseduam për mundësinë e ringritjes së PSD-së. Kjo ka qenë. Ky bashkëpunim mund të vazhdonte, por ai për rreth një vit luftonte për jetën. Ishte një situatë që ndahej në thikë, por ne shpresuam deri në fund. Dhe kishte atë dëshirën që “ja po e kalova… do kontribuoj”, tha Gjinushi.

Shenasi Rama: Trupi i Dritan Priftit në Muzeun Kombëtar, një turp i vërtetë, pastrues parash që vodhi 3 milionë euro

Nis seanca parlamentare, mbahet 1 minutë heshtje për Dritan Priftin

Kërkesa e Dritan Priftit para se të vdiste

Vdes ish-ministri Dritan Prifti

Në gjendje të rëndë, mesazhi i Dritan Priftit: “Nuk mundem…”

Dritan Prifti: Lutjuni Zotit për mua që ta kaloj shpejt këtë sëmundje