Transmetuar më 13-10-2017, 08:42

Ashtu siç ishte lajmëruar seanca e sotme parlamentare ka nisur rreth orës 08.30 të mëngjesit.

Por ndryshe nga herët e tjera, ajo është nisur me mbajtjen e 1 minute heshtje për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Dritan Prifti, i ndarë nga jeta pasditen e së enjtes si pasojë e një sëmundje të rëndë në gjak.

Ndaj të ndjerit do të mbahen homazhe te Muzeu Kombëtar nga ora 10:00, deri në 12:00 e mesditës së sotme, ndërkohë që trupi i pajetë i ish-ministrit do të përcillet për në banesën e fundit në Shish-Tufinë në orën 13.00.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë kryeparlamentari Gramoz Ruçi pezulloi seancën për shkak se deputeti demokrat Flamur Noka nuk pranonte të largohej nga salla, pavarësisht vendimit për përjashtimin e tij.

Mbrëmjen e djeshme u mblodh edhe Byroja e Kuvendit, mori vendim për ta përjashtuar me dhjetë ditë deputetin Noka.

Në parlament po diskutohet ligji për minoritetet ndërkohë që në vijim priten debate edhe për projektvendimin për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore. /a.y/noa.al

I jepet lamtumira e fundit, sot homazhet për Dritan Priftin

Kërkesa e Dritan Priftit para se të vdiste

Vdes ish-ministri Dritan Prifti

Në gjendje të rëndë, mesazhi i Dritan Priftit: “Nuk mundem…”

Ish-ministri Dritan Prifti në gjendje të rëndë