Transmetuar më 12-10-2017, 20:20

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti.

Ish deputeti socialist Dritan Prifti i ishte nënshtruar së fundmi një operacioni tepër të vështirë në Itali, nga i cili nuk u vunë re përmirësime.

Dritan Prifti vuante nga një sëmundje agresive të gjakut prej një viti.

Për këtë shkak Dritan Prifti kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike.