Transmetuar më 12-10-2017, 20:24

Para se të ikte parakohshëm nga kjo botë, ish-ministri dhe ish-deputeti Dritan Prifti, lëshoi një kërkesë publike për të.

Pasi tregonte se kishte mbi një vit që luftonte me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku, z. Prifti kishte lëshuar këtë kërkesë:

“Lutjuni Zotit nëse besoni që unë ta kaloj shpejt këtë sëmundje dhe të jemi bashkë në momentin më të parë,”.

Postimi i plotë i Dritan Priftit ku apelonte për lutje:

“Pershendetje miqte e mi.

E di qe jeni kurioz te dini nese une do kandidoj ne zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk do kishte kenaqesi me te madhe per mua sesa te kisha mundesi te kandidoja dhe perfaqesoja perseri Ju ne politike. Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi nje vit qe luftoj me nje semundje agresive dhe te veshtire gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk me jep mundesi te shkeputem per fushate. Kam bindjen qe do ta kaloj dhe kete siklet shpejt.

Nuk dua te merziteni. Keto zgjedhje nga menyra si po behen, pa opoziten, do deshtojne dhe do riperseriten shpejt. Lutjuni Zotit nese besoni qe une ta kaloj shpejt kete semundje dhe te jemi bashke ne momentin me te pare.

Une nuk do votoj ne keto zgjedhje. Nuk mendoj se dhe ju keni motiv te votoni. Shqiperia ka ecur mbrapa drejt varferimit dhe mungeses se demokracise. Megjithate askush nuk mendon per ju, nese nuk mendoni per vete. Nese do votoni, bejeni per interesin tuaj dhe askujt tjeter.

Ju përqafoj, Dritan Prifti” /noa.al/

***

Ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti u nda sot nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Ish deputeti socialist Dritan Prifti i ishte nënshtruar së fundmi një operacioni tepër të vështirë në Itali, nga i cili nuk u vunë re përmirësime.

Dritan Prifti vuante nga një sëmundje agresive të gjakut prej një viti.

Për këtë shkak ai kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike.