Transmetuar më 12-10-2017, 07:58

Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai vuan prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë e gjakut.

Muajve të fundit ai iu është nënshtruar kurave intensive në Itali dhe Gjermani, por pavarësisht kësaj gjendja mbetet kritike.

Pasditen e së mërkurës ai është kthyer në Shqipëri, ndërsa bëhet me dije se gjendja e tij po shkon drejt përkeqësimit.

Pak kohë para zgjedhjeve të 25 qershorit ai pohoi se po përballet me një sëmundje të rëndë, e cila nuk e lejonte të bëhej pjesë e fushatës.

Ai tha se nuk mundej fizikisht pasi prej mbi një vit po lufton me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. /a.y/noa.al