Transmetuar më 13-10-2017, 20:19

Ish-ministrit të Energjetikës Dritan Prifti, i cili ndërroi jetë pasditen e së enjtes si pasojë e një sëmundje të rëndë në gjak i është dhënë sot lamtumira e fundit.

Ndaj tij janë mbajtur homazhe te Muzeu Kombëtar nga ora 10:00, deri në 12:00, ndërkohë që trupi i pajetë i ish-ministrit më pas u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e Shish Tufinës.

Por lidhur me homazhet dhe nderimet e Priftit te Muzeu Kombëtar ka ardhur një reagim ndryshe nga të tjerët nga Shenasi Rama, themeluesi i parë i Partisë Demokratike dhe pjesë aktive e Lëvizjes së Dhjetorit ’90.

Këto nderime nuk janë pritur aspak mirë nga Rama i cili përmes një postimi në Facebook ka hedhur akuza të forta ndaj të ndjerit duke e cilësuar Dritan Priftin si një matrapaz që vodhi tek KESH miliona euro. Sipas tij ai është një njeri që e shiti veten tek Edi Rama, Sali Berisha, dhe i blerë nga ata që i ofruan më shumë.

Postimi i plotë i Shenasi Ramës:

Trupi i Dritan Priftit në Muzeun Kombëtar… Një turp i vërtetë. 

1. matrapaz, (vodhi tek KESH tre milionë EURO)

2. mashtrues dhe pastrues parash, (Mori para dhe nuk kreu punë, gënjeu dhe mashtroi shqiptarët dhe shpërlau paratë e një banke izraelite)

3. përgjues, (regjistroi Metën dhe veten, dhe shumë të tjerë, bile veten edhe duke bërë seks me sekretaren)

4. i shitur, (tek Edi Rama, Sali Berisha, e kush i dha para)

5. i blerë, (nga kush i ofroi më shumë)

6. i përdorur, (nga të huajt, Meta, Saliu, Rama e me radhë)

7. shantazhues, (e mbajti peng Fatos Nanon dhe Edi Ramën kur ia kujtoi kokainën në zyrë por njëherëë nuk e tha të vërtetën si duhet)

8. gënjeshtar (thoshte jam Harvardian, nuk tregonte paratë, dashnoret, kurvat dhe hordheqet jashtë vendit dhe pislleqët financiare që bëri me grekët, me izraelitet, italianët etj)

9. kriminel shfrytëzues (investimet dhe dallaveret nga fati në Tiranë e deri në Koplik kur i shiti pularinë nipit të Sali Berishës)

10. Antishqiptar i lindur (mendonte veç për paranë dhe ishte antikombëtar deri në fund)

Këtë maskara e pusht klasik e vënë në Muzeun Kombëtar…. vaftë në Esfel se aty e ka vendin.

Prifti vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë e gjakut. Muajve të fundit ai iu është nënshtruar kurave intensive në Itali dhe Gjermani, por pavarësisht kësaj gjendja mbetej kritike.

Pasditen e së mërkurës ai është kthyer në Shqipëri, për shkak të përkeqësimit të situatës, ndërsa të enjten ndërroi jetë. Dritan Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. /b.l/noa.al/

Rama është Profesor Klinik në Programin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në New York University në SHBA.