Transmetuar më 01-05-2017, 23:05

Ish-ministri dhe ish-deputeti Dritan Prifti, sqaron se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Prifti sqaron se ka mbi një vit që lufton me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku.

“Lutjuni Zotit nëse besoni që unë ta kaloj shpejt këtë sëmundje dhe të jemi bashkë në momentin më të parë,”-shkruan Dritan Prifti në postimin e tij.

Postimi i plotë i Dritan Priftit:

Pershendetje miqte e mi.

E di qe jeni kurioz te dini nese une do kandidoj ne zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk do kishte kenaqesi me te madhe per mua sesa te kisha mundesi te kandidoja dhe perfaqesoja perseri Ju ne politike. Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi nje vit qe luftoj me nje semundje agresive dhe te veshtire gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk me jep mundesi te shkeputem per fushate. Kam bindjen qe do ta kaloj dhe kete siklet shpejt.

Nuk dua te merziteni. Keto zgjedhje nga menyra si po behen, pa opoziten, do deshtojne dhe do riperseriten shpejt. Lutjuni Zotit nese besoni qe une ta kaloj shpejt kete semundje dhe te jemi bashke ne momentin me te pare.

Une nuk do votoj ne keto zgjedhje. Nuk mendoj se dhe ju keni motiv te votoni. Shqiperia ka ecur mbrapa drejt varferimit dhe mungeses se demokracise. Megjithate askush nuk mendon per ju, nese nuk mendoni per vete. Nese do votoni, bejeni per interesin tuaj dhe askujt tjeter.

Ju perqafoj

Dritan Prifti./a.k/noa.a/