Transmetuar më 24-07-2017, 07:30

Zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit Ermal Fataj, i cili të premten e lënë pas dyshohet se goditi për vdekje me skaf një turiste ruse.

Viktima Ksenia Roik 15 vjeçe, u godit në kokë dhe trup nga mjeti lundrues, teksa po notonte më pak se një milje larg bregut të detit.

Por Fataj u vu në pranga, pasi nga kontrolli i kryer në 35 mjete nga policia, rezultoi se në mjetin e tij kishte mbetje flokësh, të cilat dyshohet se i përkasin adoleshentes së ndjerë.

Fataj është banor i Ksamilit dhe prej disa vitesh merret me ofrimin e shëtitjeve me skaf për turistët vendas dhe të huaj përreth zonës së “Tre Ishujve”

Mësohet se në dëshminë e dhënë në polici, 31-vjeçari nuk ka pranuar të ketë goditur turisten.

“Nuk kam parë gjë dhe as nuk kam kuptuar fare se çfarë ka ndodhur”, ka thënë ai.

Megjithatë do të jetë ekspertiza e ADN-së, ajo e cila do të zbulojë nëse bëhet fjalë për flokët e turistes apo jo dhe për të provuar fajësinë e tij.

Po ashtu i riu ka pranuar se ka lëvizur me skaf në orën kur ka ndodhur ngjarjen, por ka thënë se nëse do kishte ndodhur diçka e tillë, do e kishte ndjerë dhe do e ndihmonte.

Ksenia kishte një prerje në pjesën e kokës dhe në njërin krah, të cilat dyshohet se janë shkaktuar prej helikës së skafit.

Vdekja e ruses në Ksamil, prokuroria: 45 ditë burg për skafistin. Provat që e “fundosin”

Vdekja e 15 vjeçares ruse në plazhin e Ksamilit, arrestohet autori i dyshuar

Vdekja e 15 vjeçares ruse në Ksamil, zbardhet emri i personit të dyshuar

Vdekja e turistes ruse në Ksamil, nisin hetimet, shoqërohen drejtuesit e mjeteve lundruese

Detaje për mbytjen e vajzës ruse, mund të jetë goditur nga një motorr uji

Me pushime, mbytet një turiste e huaj në plazhin e Ksamilit