Transmetuar më 21-07-2017, 14:43

Policia ka dyshime se vajza 16-vjeçare, nga Rusia, mund të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes së ndonjë motorri uji.

Pasi u nxorr nga ujërat e Ksamilit, vajza u dërgua për në morgun e spitalit të Sarandës. Nga kqyrja paraprake në trupin e pa jetë të vajzës janë konstatuar disa plagë, që ngjajnë si të prera, c’ka ka ngritur dyshime të arsyeshme se mund të jetë goditur nga ndonjë mjet ujor.

Por nuk përjashtohet as mundësia e kontaktit me gurët në det. Plagët u vunë re në brryl dhe te shpatulla e majtë. Gjithsesi, fjalën e fundit pritet ta thotë ekspertiza mjeko-ligjore.

Ky është një tjetër rast i mbytjes në det pas disa të tjerëve të ditëve të fundit.

Më tragjiku, për nga numrat, ishte rasti i Portonovës, në Zvërnec të Vlorës, ku u mbytën tre të rinj, dy vajza dhe një djalë. /k.k/noa.al/