Transmetuar më 22-07-2017, 13:04

Vdekja e turistes ruse në Ksamil, teksa lahej mesditën e së premtes në zonën e Tre Ishujve, ka bërë që Prokuroria të nisë hetimet.

15-vjeçarja Kseniya Ryok nga Shen Petersburgu i Rusisë, u gjet e pajetë në mes të detit, me dëmtime në kokë dhe në trup.

Dyshohet se e reja mund të jetë goditur nga ndonjë motor uji apo skaf lundrues, gjatë kohës që ka qenë duke u larë.

Për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur, policia ka shoqëruar 25 drejtues mjetesh, të cilët mendohet se kanë qenë në det në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që e reja të jetë goditur nga ndonjë shkëmb nën ujë, teksa është hedhur për t’u larë në det.  

Mësohet se prej disa ditësh adoleshentja ndodhej me pushime në Ksamil bashkë me nënën e saj.

Flet pushuesi: Vajza e vogël nga Rusia nuk u mbyt, ajo u vra nga motorri i ujit

Detaje për mbytjen e vajzës ruse, mund të jetë goditur nga një motorr uji

Me pushime, mbytet një turiste e huaj në plazhin e Ksamilit