Transmetuar më 21-07-2017, 13:25

Tjetër viktimë mes pushuesve në plazhet e vendit tonë. Ngjarja e fundit e shënuar mesditën e sotme, ka ndodhur në plazhin e Ksamilit në Sarandë.

Një vajzë 16-vjeçare, e cila mendohet se është turiste e huaj nga Rusia, ka humbur jetën teksa ka qenë duke u larë në det.

E reja ka qenë duke u larë në plazhin pranë tre ishujve në Ksamil, kur në rrethana që mbeten edne për t’u sqaruar, është mbytur.

Mësohet se në ndihmë të së resë kanë shkuar pushues të tjerë, por nuk e kanë shpëtuar dot.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po heton për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Qysh nga nisja e sezonit veror, rreth dhjetë pushues kanë humbur jetën të mbytur në det në vendin tonë. Rasti më tragjik ishte fundjavën e kaluar në plazhin e Zvërnecit, me tre viktima, ku u mbytën dy vajza dhe një djalë i ri nga Maqedonia, i cili u shkoi në ndihmë, por nuk doli dot./a.y/noa.al