Transmetuar më 17-05-2017, 11:31

Një ditë pasi 16- vjeçarja Blerta Pepa, humbi jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, në spitalin ‘Continental’, policia e Tiranës ka proceduar penalisht tre mjekët.

Personat e vënë nën akuzë janë, Jovan Polizol Kosta, Moeibus Gehart Ulf, të dy shtatas grekë, dhe mjeku anestezist Tefik Zhurda, protagonisti kryesor në ngjarje, i cili vijon të jetë në koma, pas tentativës për vetëvrasje. Lidhur me gjendjen e tij, familjarët thanë se pësoi atak kardiak.

Procedimi penal ka ardhur për shkak të dyshimeve se mjekët janë treguar të pakujdesshëm gjatë operacionit në gju të adoleshentes, ndërkohë që materialet proceduriale kaluan Prokurorisë së Tiranës.

Ngjarja solli reagime të forta mediatike, në rrjetet sociale dhe opinionin publik. Ndërhyrja kirurgjikale në gju rezultoi fatale për adoleshenten Blerta Pepa, ndërsa prindërit e saj akuzojnë mjekët për neglizhencë.

Vdekja e Blerta Pepës. Sali Berisha: Ngushëllime familjarëve, të sqarohen përgjegjësitë

Fjalët përlotëse të Aurela Gaçes për vajzën që humbi jetën gjatë operacionit

Spitali “Continental” reagon zyrtarisht mbi ngjarjen ku vdiq e mitura Blerta Pepa

Tritan Shehu për mjekun e spitalit Continental: Tentoi vetëflijimin dhe është mes jetës e vdekjes, të mos denigrohet

Daja i Blertës që vdiq te “Continental” i shkruan Edi Ramës: Duam drejtësi

I vdiq motra gjatë operimit në spitalin privat, vëllai i Blertës: Më iku drita e syve, pse o Zot

Ky është mjeku që tentoi të vrasë veten, pasi i vdiq pacientja te spitali “Continental”

Vajza që vdiq te spitali “Continental”, konkurroi tek “Gjeniu i vogël”, daja: E vrau babëzia e eurove

Vajza 15 vjeçe gjen vdekjen gjatë operimit tek spitali “Continental”, anestezisti tenton vetëvrasjen