Transmetuar më 16-05-2017, 22:02

Vajza 16-vjeçare, Blerta Pepa, që humbi jetën gjatë operacionit gjatë ditës së sotme, ka shokuar mjaft njerëz të cilët kanë reaguar dhe shprehur ngushëllime për të në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, këngëtarja Aurela Gaçe shkruan se një tjetër engjëll u shtua në Parajsë.

Aurela shkruan me dhimbje se në këto raste edhe fjalët mbarojnë.

Postimi i plotë i Aurela Gaçes:

Dhimbje dhimbje ..

Nje engjell u shtua ne parajse.

Nje shpirt u shkeput nga familja e vete e nuk mund ta imagjinoj dot dhimbjen qe mund te lere mbas per prindin humbja e femijes kaq papritur.

BLERTA , e vogla qe kendonte kaq bukur, motra e vogel e @ermalpepa , mikut tim talent.

Ne keto raste edhe fjalet mbarojne.

Shpirti yt u kthefte ne engjell mbrojtes per femije te tjere.

Kendofsh atje lart me engjëjt./a.k/noa.al/