Transmetuar më 16-05-2017, 22:59

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur tragjike vdekjen e vajzës, 16-vjeçare Blerta Pepa, e cila humbi jetën ditën e sotme gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale si dhe ka shprehur ngushëllime për prindërit, vëllezërit, të gjithë familjarëve, shoqeve dhe shokëve të së ndjerës.

Berisha shkruan se vdekja tragjike që këputi jetën e këtij engjëlli të talentuar, ka tronditur thellë jo vetëm familjen e Blertës por edhe mbare shoqërisë shqiptare.

“Le të shpresojmë dhe të kërkojmë që sa më shpejt të sqarohet me vërtetësi shkencore shkaku, rrethanat, përgjegjësitë e kësaj vdekjeje tragjike,”-shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Berishës:

“Te dashur miq, vdekja e vajzes, 16 vjecares Blerta Pepa, gjate nje operacioni jo te rende, me ka prekur shume dhe ka shokuar mbare shoqerine.

Pa ekspertizen shkencore nuk mund te dime shkakun e vertet te kasaj vdekje tragjike qe keputi jeten e ketij engjelli te talentuar dhe ka tronditur thelle jo vetem familjen e Blertes por mbare shoqerine tone.

Le te shpresojme dhe te kerkojme qe sa me shpejte te sqarohet me vertetesi shkencore shkaku, rrethanat, pergjegjesite e kesaj vdekje tragjike.

Me kete rast le t’i shprehim ne se bashku ngushellimet me te thella prinderve, vllezerve, te gjithe familjareve, shoqeve dhe shokeve te artistes se talentuar dhe te lutemi se bashku me ta qe shpirti i Blertes te gjeje paqen e merituar! Sb”-/a.k/noa.al/