Transmetuar më 17-04-2026, 08:50

Kefaloni: Të akuzuarit dalin para gjykatësit për vdekjen e 19-vjeçares – Kontradikta në dëshmitë e tyre

Sot, e premte, pritet që tre të rinjtë e arrestuar për vdekjen e 19-vjeçares Myrto në Kefaloni të paraqiten para gjykatës për të dhënë shpjegime, duke mbajtur qëndrime të ndryshme për mënyrën si kanë ndodhur ngjarjet.

Të dyshuarit janë një peshëngritës 26 vjeçar që dyshohet se çoi mall në hotel, një djalë shqiptar 22 vjeç dhe një 23 vjeçar që shihet të jetë personi që kishte lidhje me të ndjerën.

Dritë më e madhe mbi rastin pritet të hidhet nga rezultatet e analizave toksikologjike dhe histologjike.

Dëshmia e plotë/ I riu rrëfen minutat e fundit të vajzës që humbi jetën në Greqi. Dhe apeli: Të tre të mbajmë përgjegjësi për atë që ndodhi!

Tre të rinjtë përballen me akuza të rënda penale. Por ata në dëshmitë e tyre pritet të pretendojnë se vetë 19-vjeçarja e ka futur veten në gjendje të rëndë, pasi sipas tyre ishte ajo që kërkoi dhe pagoi për substancat narkotike.

Megjithatë, mbeten shumë pikëpyetje për rrethanat e vdekjes së saj. Ceremonia mortore e 19-vjeçares do të zhvillohet sot në mesditë në Kefaloni. Ajo u gjet pa ndjenja në një shesh në Argostoli dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital, pasi u transportua nga ambulanca e urgjencës. Pamjet filmike treguan sesi vajza u nxor pa ndjenja nga hoteli dhe u braktis në një lulishte aty pranë.

Rezultatet e analizave në trupin e saj pritet të japin më shumë përgjigje, ndërsa policia greke po kërkon çdo provë që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Të rëndësishme konsiderohen edhe gjetjet në dhomën ku ajo kishte qëndruar me partnerin e saj. Gjatë kontrollit, policia gjeti katër njolla ngjyrë kafe të errët që dyshohet se janë gjak.

Dy prej tyre u gjetën në peshqirë, një në çarçafët e krevatit dhe një në murin e banjës. Mostrat janë dërguar për analizë në laboratorët kriminalistikë për identifikim.

Kundërshtitë në deklaratat e të akuzuarve

Deri tani, të tre të rinjtë duket se kanë ndjekur një linjë të përbashkët mbrojtjeje, duke ia atribuar përgjegjësinë vetë 19-vjeçares. Sipas tyre, ajo kishte bërë rezervimin e banesës dhe kishte paguar për qëndrimin, si dhe kishte siguruar dhe paguar substancat.

Por deklaratat e tyre ndryshojnë kur bëhet fjalë për momentet pas përkeqësimit të gjendjes së saj. Një 23-vjeçar pretendon se ai insistoi të thirrej ambulanca, ndërsa dy të tjerët – sipas tij – sugjeruan që vajza të lihej si një person i panjohur në rrugë.

Dëshmia e çuditshme që ndryshon skenarin për vdekjen e vajzës shqiptare në Greqi

Nga ana tjetër, një 26-vjeçar – i cili shihet në pamjet e kamerave duke e mbajtur vajzën në gjendje gjysmë të pavetëdijshme – si dhe një 22-vjeçar me origjinë shqiptare, e kundërshtojnë këtë version. Ata thonë se vetë kanë thirrur ambulancën, e kanë transportuar dhe kanë qëndruar në vend deri në mbërritjen e saj.

Megjithatë, një nga punonjësit e urgjencës ka deklaruar se dy të rinjtë nuk treguan se e njihnin vajzën dhe nuk përmendën që ajo mund të kishte përdorur substanca.

Rrëfehet shoqja e Mirtos: 23-vjeçari e kishte kërcënuar se do ta vriste

“E ngacmonin, kishin plan” – thotë babai i saj

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!”

Babai i 19-vjeçares tha se vajza e tij ishte ngacmuar dhe se gjithçka ishte e organizuar. Sipas tij, ajo kishte njohur një prej të rinjve përmes Facebook dhe ishte ftuar të shkonte në Kefaloni për t’u takuar.

Një shoqe e saj ka deklaruar se Myrto e kishte njohur 23-vjeçarin rreth tre muaj më parë.

Sipas familjarëve dhe miqve, ekziston dyshimi se gjithçka ishte një kurth dhe se vajza mund të jetë mashtruar për t’u përfshirë në situata të rrezikshme.

Motra e Myrtos: A ishte problemi mënyra se si vishej apo fakti që u braktis dhe vdiq?

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit