Transmetuar më 20-01-2025, 08:53

Kristjan Asllani, mesfushori i Interit, foli për kanalet zyrtare të klubit në “MatchDay Programme”, disa orë para ndeshjes ndaj Empolit, skuadrës që e lançoi atë në futbollin italian: "Të veshësh këtë fanellë është gjithmonë ndjenjë e veçantë.

Erdha në moshën 20-vjeçare, tani jam 22, kam një Kampionat Europian në shpinë dhe sigurisht ndihem më i pjekur, edhe pse duhet të vazhdoj të punoj. Për mua është thelbësore të kem një grup të bashkuar, shokët e skuadrës më kanë mbështetur gjithmonë brenda dhe jashtë fushe, më kanë ndihmuar të rritem".

Si ishin fillimet e tua në futboll?

Isha një fëmijë që gjithmonë kisha topin me vete. Futbolli më ka dhënë gjithmonë gëzim dhe emocion, më ka bërë të përjetoj momente të pabesueshme si fitorja e titullit vitin e kaluar.

Kush ju bëri të dashurohenit me futbollin?

Ishte babai im, ai që më bëri të dashurohem me futbollin. Mbaj mend që shkoja gjithmonë t’i shikoja ndeshjet me të. Më pas, pasionin e vërtetë ma transmetojnë tifozët, të cilët janë shpirti i këtij sporti. Të dalësh në fushë dhe të luash për ta është diçka që më bën krenar.

Cilin prej shokëve të skuadrës të pëlqen të sfidosh?

Më pëlqen të sfidoj Frattesin. Ndonjëherë ndalemi në stërvitje për të bërë disa gjuajtje dhe diskutojmë shumë për futbollin.

Po legjenda zikaltër që do doje ta sfidoje?

Më shumë se ta sfidoja, do të më kishte pëlqyer të luaja bashkë me të. Po flas për Sneijder, një lojtar që e mbaj mend shumë mirë, me shumë teknikë dhe këmbë të pabesueshme.

Cila ka qenë sfida më e madhe?

Ka qenë ajo e ardhjes këtu tek Interi, por duke punuar kam arritur disa kënaqësi. Gjithashtu, në Europianin me Shqipërinë ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm.

A ju kujtohet goli i parë me Interin?

Goli i parë me Interin në ‘San Siro’ kundër Genoa ishte momenti më i bukur i karrierës sime. E kisha pritur dhe dëshiruar shumë. Pas një viti e gjysmë, më në fund erdhi ai gol.

Po titullin e yllit të dytë…

Ishte një moment i paharrueshëm për mua dhe për grupin. Të fitosh një titull të Serie A në moshën time me skuadrën që gjithmonë e kam mbështetur ishte një emocion i madh.

Nga Empoli tek Interi…

Kur lashë Empolin për të ardhur tek Interi ishte pak e vështirë, sepse po lija një ekip ku kisha luajtur për 13 vite, por nga ana tjetër, e dija që po nisja një rrugëtim që e kisha ëndërruar gjatë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit