Transmetuar më 19-11-2024, 10:20

Një rrëfim i gjatë, që thellohet në disa nga momentet më të errëta të jetës së tij. Fredy Guarin, ish-futbollisti i Interi, ndër klube të tjera, duke folur për "Caracol Television", ezauroi gjerësisht problemet e tij me alkoolizmin:

“Fillova të fitoja një emër për veten time në Itali, por tashmë atje filloi një çështje tjetër, jashtë fushës. Fillimisht e kam trajtuar shumë mirë situatën. Jam dehur dy ditë para ndeshjes, më pas dola në fushë, shënova një ose dy gola… Mendoj se e gjithë kjo erdhi nga mungesa e ndërgjegjes.

Kam pirë në shtëpi, në disko, në restorant. Unë tashmë kisha familjen time, ndaj e gjitha kjo ishte një m*t. E dija që po bëja gabime, si në punë, ashtu edhe në përgjegjësitë familjare. Dështova në të gjitha objektivat e mi, si futbollist dhe njeri u bëra plotësisht i varur nga alkooli. Drejtuesit më thanë përmes agjentit tim që nuk mund të qëndroja më në Milano: Duhet të largosh nga Interi, tani".

Më pas shpërngulja në Kinë, në vitin 2016: "Që në ditën e parë atje u bëra alkoolik. Ngrihesha për të shkuar në stërvitje dhe pas saj do të pija patjetër alkool. Do të pushoja pak, do të stërvitesha dhe do të pija alkool. Ishte kjo rutinë çdo ditë”.

Guarin shpjegoi se arriti fundin në sezonin 2019-2020, kur ishte në Brazil te Vasco da Gama: "Gjashtë muajt e parë më bënë të ndihesha si njeriu më i lumtur në botë. Më pas erdhi Covid, ndarja me gruan time. .. Kam pirë 50, 60 apo 70 birra në një natë. Nuk flitej më për seanca stërvitore, as futboll. Kam shkuar në favela, e braktisa plotësisht veten. Shkova atje të kërkoja rrezikun, adrenalinën, doja të shihja armët, lëvizjen. Nuk u shqetësova për asgjë, isha plotësisht i dehur për 10 ditë, më zinte gjumi nga lodhja dhe zgjohesha me një birrë pranë”.

Në ato rrethana bëri një tentativë vetëvrasjeje, të cilën e mban mend pak: "Unë jetoja në katin e 17-të dhe u shkëputa nga jeta, nga gjithçka, reagimi im ishte të hidhesha nga ballkoni. Aty ishte një rrjetë, u hodha dhe ajo më pengoi. Padyshim që nuk e kuptova se çfarë po bëja, nuk e di se çfarë ndodhi, arrita në atë pikë sa të mos më interesonte më asgjë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit