Transmetuar më 11-02-2019, 12:03

Presidenti Ilir Meta, ka kërkuar hetim lidhur me uljen e dënimit nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg, për të akuzuarin për vrasjen e katër policëve, Dritan Dajti.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokuroria e Përgjithshme, duhet të vihen në lëvizje për të hetuar çështjen në fjalë”, u shpreh Meta ditën e sotme, teksa u pyet nga gazetarët.

Sakaq ditën e djeshme, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ai i Brendshëm, Sandër Lleshaj, paralajmëruan ndëshkime për gjyqtarët që dhanë vendimin.

Vendimi për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin u dha këtë të premte, nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Më 23 korrik 2014, Dritan Dajti u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e oficerëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani në gusht të vitit 2009. /a.y/noa.al

Dritan Dajti i shpëtoi burgut përjetë, si u ndanë 5 gjyqtarët që i ulën dënimin

Ulja e dënimit për Dritan Dajtin, reagon ashpër ambasadori i BE-së në Tiranë

Vendimi për Dajtin, Lleshaj: S’ka paqe deri sa të zhbëhet! Gjyqtarët do ju bashkohen klientëve

Dritan Dajti i shpëtoi burgut përjetë, deklarata e fortë e ministres së Drejtësisë