Transmetuar më 10-02-2019, 20:47

Të shumta kanë qenë reagimet pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i hequr burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve.

Dajti është akuzuar si autor i vrasjes së 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari.

Dajti ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe së fundmi i është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar çka do të thotë se ai do të dënohet me 25 vite burg.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Ambasadori i Bashkimit Eropian në Tiranë Luigi Soreca, i cili kërkon menjëherë një vlerësim urgjent nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe nga Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve, duhet rivlerësuar urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm.

Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit”, shkruan Soreca në statusin e tij në Twitter./a.k/noa.al/